Site icon Telegrafi

KPOK-ja vazhdon aktivitetet për të rinjtë me aftësi të kufizuara

Në këtë eveniment sportive kanë marrë pjesë sportistë nga komunat e Gjilanit, Ferizajt, Vitisë dhe Kaçanikut. Gjithashtu në Sallën e Sportit në Gjilan, është mbajtur edhe një aktivitet në Pikado.

Pjesëmarrës në kuadër të këtij aktiviteti ishin 50 të rinj dhe të reja me nevoja të veçanta. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i Klubit të Basketbollit të Gjilanit, Fazli Fazliu.

Presidentja e Komitetit Paraolimpik të Kosovës (KPOK), Njomza Emini, pasi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, për përkrahjen e këtij aktiviteti, është shprehur e bindur që edhe në të ardhmen të realizohen aktivitete të tilla në shërbim të të rinjve me aftësi të kufizuara.

“Shpresojmë që si komitet të marrim mbështetje edhe në të ardhmen me realizimin e aktiviteteve të tilla në kuadër të përmirësimit të pozitës së personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë që përveç implementimit të këtij projekti të vazhdojmë edhe me iniciativa tjera”, ka thënë Njomza Emini.

Ajo ka shprehur falënderim të veçantë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë për ndihmën që po jep në projektet për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Pjesë e këtij aktivitetit ishte edhe ishte edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Kulturës së Rinisë dhe Sporteve të Komunës së Gjilanit, Bujar Haziri.

Pas përfundimit të kësaj ngajrje sportive, për vendet e para janë ndarë kupa dhe medalje nga ana e organizatorit.

Ky është projekti i dytë i Komitetit Paraolimpik të Kosovës (KPOK), të cilin e përkrah Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë.

Këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projektit “Integrimi i femrave dhe djemve të rinj në shoqëri përmes sportit”. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version