Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi e respektoi peticionin e prokurores Lençe Ristoska dhe konstatoi diskriminimin e vazhdueshëm të drejtpërdrejtë si lloj më të rëndë të diskriminimit në bazë të karakteristikave personale dhe statusit shoqëror të cilin e ka kryer Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Në një kohë kur është në modë të deklarohen angazhimet për udhëheqjen etike në institucione dhe një kulturë të integritetit profesional dhe personal, si dhe gjinore dhe çdo lloj barazie tjetër, deklarativiteti duhet të zëvendësohet me mbështetje praktike dhe publike për individët që zotërojnë këto cilësi dhe po i bëjnë këto beteja, ka njoftuar Ristoska në rrjetet sociale.
Këshilli i prokurorëve dhe kryetari i saj Antonio Jolevski kanë afat prej 30 ditësh për t’i kërkuar falje publike prokurores Ristoska për formën e rëndë të diskriminimit ndaj saj.
Ristoska, e cila ishte pjesë e PSP-së, ka parashtruar ankesë për shkak se nuk ishte përzgjedhur për pozitë në Prokurorinë e Lartë Publike me arsyetimin se ishte shumë e re për ta kryer atë pozitë./Telegrafi/