Telegrafi

KPM largon nga transmetimi të gjitha kanalet me origjinë nga Federata Ruse

Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për largimin e përkohëshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse

“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i këtij vendimi bëhet e ditur se është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias. /Telegrafi/