Site icon Telegrafi

KPK merr vendim për shpalljen e konkursit për avancim të prokurorëve

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) aprovoi sot kërkesën e koordinatores nacionale të zgjedhjeve, prokurores Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës që janë angazhuar në kuadër të projektit strategjik për mbrojtjen e votës, në zgjedhjet e 22 tetorit dhe për balotazhin më 19 nëntor për kryetar të komunave.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë marrë vendim për shpalljen e konkursit të brendshëm për tri pozita, për avancim të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, pasi që në këtë prokurori ka mungesë të prokurorëve.

Në këtë takim u aprovua edhe raportimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, dhe atij të Prizrenit, Admir Shala, për periudhën tremujore prill-qershor 2017.

Exit mobile version