Site icon Telegrafi

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thirrur për të premten një takim të jashtëzakonshëm në të cilin do të shqyrtohet propozimi për shkarkimin e anëtarit të saj, Agron Beka.

Në një njoftim për media, KPK-ja ka thënë se çështja e shkarkimit të anëtarit Agron Beka do të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme, të caktuar për orën 12:00.

“KPK ka pranuar me shqetësim të thellë informacionin se është miratuar rekomandimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike”, thuhet në njoftim, raporton Paparaci.

“KPK-ja ka thirrur nesër një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje.”

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka marrë vendim që t’i rekomandohet shkarkimi i Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Exit mobile version