Telegrafi

KP: Janeva të sqarojë kërkesën për “Magyar Telekom”

Këshilli i prokurorëve publik e ftoi prokuroren speciale, Katica Janeva të mërkurën personalisht t’i sqarojë Këshillit, mbi çka e bazon kompetencën e saj për rastin “Magyar Telekom” dhe disa rasteve tjera të cilat prokurori Marko Zvërlevski refuzoi t’ia dorëzojë, njofton Alsat-M.

Nëse Janeva nuk vjen në seancë, kryetari i Këshillit Petar Anevski paralajmëroi se me siguri do të vendosin të mos ia dorëzojnë këto lëndë Janevës./Telegrafi/