Site icon Telegrafi

Kozniku tregon arsyen pse Kosova pësoi humbje të thellë

Kosova pësoi humbje të thellë prej 6:0 kundër Kroacisë në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2016.

Legjenda e futbollit kosovar dhe njeriu që ka medalje të bronztë nga “Franca 1998”, Ardian Kozniku, ka thënë se loja e Kosovës ia lehtësoi punën Kroacisë për fitore sonte.

“Kosova ia nisi lojës shumë butë. Ua dha topin Kroacisë dhe e priti. Kroacia u organizua lehtë dhe pas golit të shpejtë, më nuk kishte dilema për fituesin”, ka thënë Kozniku për RTK-në.

Kosova zë vendin e fundit të Grupit I me një pikë, ndërsa Kroacia gjendet në vendin e parë me katër pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version