Site icon Telegrafi

Kozniku: Mos u dëshpëroni

“Me këtë lojë ka fituar Kosova dhe në përgjithësi futbolli shqiptar. Me ardhjen e Turqisë, edhe pse rezultati ishte i thellë, këta djem filtrohen, kemi shumë lojtarë, të cilët piqen me këso ndeshje. Sa i përket atmosferës ishte super, por nuk duhet me u zhgënjyer, ishte vetëm ndeshja e dytë. Sa më shumë lojëra që luhen, aq më mirë. Bëhet pastrimi dhe s’ka qare pa u bërë mirë. Kemi potencial dhe ngadalë përmirësohemi. E vërtetë që rezultati ishte i thellë, por jo me u zhgënjyer. Turqia të ka respektuar, ka ardhur këtu, prandaj duhet me ju japë kurajo me punuar edhe më tepër. Edhe pse kemi humbur, kemi fituar shumë sende”, u shpreh Kozniku pas ndeshjes.

Ai momentalisht është trajner i kadetëve te Lokomotiva e Zagrebit. Kozniku disa herë i ka bërë ia ka bërë me “sy” Federatës së Futbollit të Kosovës, se është i gatshëm për të drejtuar përfaqësuesen tonë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version