Telegrafi

Kozmetika me afat të skaduar rrezikon shëndetin

Në bazë të hulumtimeve të reja është vlerësuar se vetëm ¼ e femrave i kushtojnë kujdes afatit të skadimit të preparateve për makijazh, derisa femrat tjera i përdorin ato edhe pas skadimit të afatit, madje shpesh nuk u pengon edhe kur preparatet fillojnë të kenë aromë të pakëndshme ose ndryshojnë ngjyrën.

Autorët e kësaj analize thonë se është shumë me rëndësi të dihet se produktet e makijazhit me afat të skaduar rrezikojnë shëndetin. Ata ahojnë se “ngjashëm sikurse ushqimi, produktet kozmetike mund të jenë shumë të rrezikshme për përdorim pas skadimit të afatit”.

Sipas tyre, shumica e femrave e blejnë një produkt kozmetik dhe harrojnë kur e kanë blerë, ndërkohë që asnjëherë nuk e shikojnë afatin e skadimit, ndërsa disa prej këtyre produkteve pas përdorimit e bëjnë organizmin të jetë i ekspozuar ndaj baktereve të dëmshme për shëndetin e njeriut.