Telegrafi

Kozmetika e rrezikshme e fëmijëve

Nga 48 prodhime të testuara, në 32 janë gjetur përbërës potencialë të dëmshëm – formaldehide dhe 1,4 dioksanë. Përveç shamponëve, disa produkteve kozmetike, në këtë studim janë përfshirë prodhime të ndryshme, si losioni, sapunët e ngurtë dhe të lëngësht, faculetat e lagështa, pastat për dhëmbë, prodhimet për mbrojtje nga dielli…

Këto materie për të cila mendohet se janë potencialisht kancerogjene, nuk janë të shtuara qëllimisht në këto produkte, veçse, si duket, krijohen si pasojë e proceseve prodhuese. Nga fabrika Johnson&Johnson theksojnë se agjencia amerikane FDA (Food and Drug Administration) dhe organizatat e tjerë qeveritare në tërë botën, këto sasi të vogla të kimikateve të përmendura, i konsiderojnë se janë të sigurta.

Porse, nga "Fushata për kozmetikë të sigurt" theksojnë se organizatat qeveritare nuk kanë marrë parasysh ndikimin kumulativ të prodhimeve të ndryshme kozmetike. /Telegrafi/