Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovë, Dushan Kozarev tha sot se mesazhet nga Prishtina, sipas së cilave vazhdimi i dialogut me Beogradin lidhet me rezultatin në rastin kundër Ramush Haradinaj, konfirmon se as Edita Tahiri, e as eprorët e saj nuk e kuptojnë se cili është kuptimi i dialogut dhe për çfarë shërben ai.
“Është e papranueshme dhe e pakuptueshme kundërshtimi i tillë i zyrtarëve në Prishtinë ndaj sundimit të ligjit dhe krijimin e parakushteve për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve. Mungesa e dialogut dëmton ekonominë e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto anë”, tha ai, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.