Site icon Telegrafi

Kozarev, Hoxhajt: Aktivitetet e ‘Misionit humanitar rus’ mund të kritikohen vetëm nga ata që s’kanë njerëzi

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Dushan Kozarev tha sot se aktivitetet e njoftuara të organizatës joqeveritare “Misioni humanitar rus” mund të kritikohen vetëm nga ata që nuk kanë as vetë kokërr të njerëzimit dhe ndjenja për të drejtat e njeriut.

“Enver Hoxhaj po sulmon një organizatë humanitare që dhuron një sistem për furnizimin e oksigjenit në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës, e cila përfshin gjithashtu serbë dhe shqiptarë. Ne jemi krenar për ndihmën e misionit humanitar rus, ashtu siç jemi krenar për ndihmën që organizata jonë e Arno Gujon ua siguron popullit tonë, si dhe aktiviteteve të Kryqit të Kuq, Kosova e vetëshpallur e të cilit nuk është dhe kurrë nuk do të jetë anëtare, prandaj Prishtina persekuton punëtorët e saj”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i tij erdhi pas atij të zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili tha një ditë më parë  se “mision rus në Kosovë” është vetëm një maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.

 

Exit mobile version