Site icon Telegrafi

Koxhabashev: Ambasadorja siguroi se institucionet në Maqedoni do ta hetojnë rastin me klubin bullgar në Ohër

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kostadin Koxhabashev, në konferencën e tij të rregullt njoftoi se ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Sofje, Agneza Rusi-Popovska, është thirrur në një takim të jashtëzakonshëm, ku i është dorëzuar një notë proteste për me rastin e incidentit të mbrëmshëm me klubin kulturor bullgar “Car Boris i Tretë” në Ohër.

Në takimin me ambasadoren Rusi-Popovska, Koxhabashev tha se Bullgaria pret që autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për zbulimin dhe vënien para drejtësisë autorët e krimit.

Ai gjithashtu tregoi se Agneza Poposka e siguroi atë se institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut do ta hetojnë rastin për të zbuluar autorët.

Koxhabashev ka thënë se ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollai Milkov, mbrëmë ka pasur një bisedë telefonike me kolegun e tij nga RMV, Bujar Osmani, i cili ka marrë përsipër të njoftojnë sa më shpejtë që e mundur se çfarë ka ndodhur./Telegrafi/

Exit mobile version