Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki në konferencë për shtyp tha se qeveria bullgare ka bërë të ditur se po negociohet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.
“Në anën tjetër, Bullgaria nuk do ta pranojë ekzistimin e pakicsës maqedonase në Bullgari dhe nuk diskutohet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Bullgarisë”, tha Kovaçki.
AI shtoi se gjatë ditës së djeshme, ministri Osmani nuk goxoi para deputetëve të tregojë se çfarë përmban Paketi 5+1.
“OSmani nuk tha material të shkruar te deputetët dhe u përpoq gojarisht ta sqarojë dhe të defukusojë”, tha ai./Telegrafi/