Telegrafi

Kovaçevski uron Erdoganin: Besoj se do të punojmë për sigurinë në botë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për fitoren e tij të djeshme në zgjedhjet presidenciale.

Kovaçevski thotë se shpreson për thellim të bashkëpunimit në nivel ekonomik dhe bashkëpunim në kuadër të NATO-s.

“Urime Rexhep Taip Erdogan për mandatin e ri presidencial. Ne vazhdojmë të zhvillojmë miqësinë e madhe dhe tradicionale mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në një plan ekonomik bilateral dhe në kuadër të partneritetit të NATO-s. Para nesh janë sfidat në nivel global dhe kam besim se, si më parë, do të punojmë së bashku dhe me një përkushtim edhe më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës dhe paqen në botë”, shkruan Kovaçevski.