Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp, treguan vendimet e reja të qeverisë në lidhje me çmimet e produkteve bazë.
Ata njoftuan se çmimi i makaronave do të lirohet për 15 për qind, i produkteve të qumështit për 10 për qind dhe çmimet e tyre do të ngrihen, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Vendimi për makaronat mbulon makaronat dhe shpagetin. Për këto produkte, detyrimet doganore të importit janë hequr nga data 13 mars deri më 31 maj 2023. Vendimi për produktet e qumështit, i cili do të jetë në fuqi nga data 17 mars deri më 31 maj 2023, i referohet qumështit të përhershëm të lopës me përmbajtje yndyre 2.8, 3.2 dhe 3.5 për qind, gjizës, djathit të bardhë të lopës dhe të përzier, djathit të lopës, kashkavallit të lopës, kosit dhe jogurtit.
“Çmimi i shitjes së makaronave dhe shpagetit zvogëlohet për 15 për qind ose mesatarisht për tetë deri në nëntë denarë. Tarifat doganore për importin e këtyre produkteve gjithashtu hiqen nga data 13 mars deri më 31 maj 2023. Ngrijnë edhe çmimet e produkteve të qumështit: qumështi i përhershëm i lopës me yndyrë 2.8, 3.2 dhe 3.5 për qind, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe i përzier, djathi i lopës, kashkavalli, kosi dhe jogurti. Çmimet janë ulur për dhjetë për qind, dhe vendimi është i vlefshëm nga 17 mars – 31 maj 2023”, tha Kovaçevski.
Sipas tij, Qeveria do të vazhdojë të marrë vendime që mbrojnë interesat dhe standardet e qytetarëve.
Ky është vendimi i dytë për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore, pasi më 28 shkurt të këtij viti hyri në fuqi kufizimi i çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë./Telegrafi/