Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme realizoi bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Në bisedë ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjnka Petrovska.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Kovaçevski shprehu kënaqësinë që sot për vizitë punë në Maqedoni është ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Jolie, që flet edhe për dialogun aktiv dhe të vazhdueshëm mes dy vendeve.
Në bisedë u përfshinë disa tema në drejtim të thellimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe bashkëpinimi në kuadër të NATO-s, kurse kryeministri Kovaçevski theksoi se interesi i Maqedonisë së Veriut është zhvillimi i përgjithshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Kanadanë, e cila që nga fillimi i pavarësisë ka treguar mbështetje aktive për reformat dhe integriemt euro-atlantike të vendit.
Sipas njoftimit, nga të dy palët u theksua rëndësia e vazhdimit të procesit të sapo nisur për integrimin e vendit në BE, i cili ofron siguri, prosperitet dhe zhvillim si pjesë e familjes evropiane.
Kryeministri kandaez, Trudeau shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i shkëlqyer i dy shteteve në NATO, posaçërisht nga pjesmarrja e ushtarëve të Maqedonisë në grupin luftues në Latvi, e cila është nën komandën kanadeze.
“Bashkëpunimi ynë është i fortë në NATO, në BE dhe në Ukrainë, dhe unë e di se populli i Maqedonisë e kupton se e ardhmja e vendit është e ndritshme si pjesë e demokracive të avancuara evropiane”, deklaroi kryeministri Trudeau, duke theksuar se Maqedonia mundet gjithmonë llogarisë te shteti kanadez./Telegrafi/