Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Të gjithë deputetët duhet t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Dimitar Kovçaevski sot deklaroi se të gjithë deputetë duhet të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ndryshime me të cilat bashkësitë etnike si kroatët, bullgarët dhe malazezët, do të futen në Kushtetutë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo vetëm se do ta pasurojë shoqërinë në vend.

“Rreth ndryshimeve kushtetuese, po, është një punë të cilën shteti ynë duhet ta numërojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, këto ndryshime kushtetuese normalisht do të kalojnë në proces të diskutimit, ku unë besoj se të gjithë deputetët, 120 në Kuvend, duhet t’i mbështesin”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Lidhur me atë se si do të sigurojë mbështetjen në Kuvend, Kovaçevski nuk u përgjgij konkretisht duke shtuar se OBRM-PDUKM dhe “E Majta” mbeten kundër anëtarësimit të vendit në BE.

Exit mobile version