Telegrafi

Kovaçevski: Me Taravarin do të bisedojmë rreth përcaktimeve politike dhe programore për bashkëpunim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njoftoi se në takimin e sotëm me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të bisedohet për përcaktimet politike dhe programore mbi mundësinë që ASH të futet në Qeveri.

“Do bisedojmë sepse unë thash se fillimisht do të bisedojmë rreth përcaktimeve politike dhe programeve mbi mundësinë për bashkëpunim në të ardhme, kjo ka të bëjë edhe me integrimet evropiane të vendit, sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, rritjen e efikasitetit të Kuvendit”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu bëri të ditur se sot do të mblidhet edhe ekzekutivi i LSDM-së.

“LSDM gjithashtu ka mbledhje të rregullta të organeve ekzekutive, seancë të tillë do të ketë edhe në të do të bisedohet për të gjitha çështjet aktuale në vend”, tha Kovaçevski./Telegrafi/