Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë emisionit të sotëm në “Click Plus” tha se stagflacioni nuk është i panjohur në ekonomi dhe është i pranishëm edhe në vende të tjera.
Stagflacioni është një gjendje e ekonomisë e karakterizuar nga një kërcim i përgjithshëm i çmimeve dhe inflacioni me rënie të prodhimit.
“Është pjesë e raportit të Bankës Botërore që i referohet Maqedonisë së Veriut, por nëse i shihni raportet për vendet e tjera, atëherë do të shihni se ky fenomen vlen edhe për vendet e tjera, duke përfshirë kryesisht vendet evropiane. Fenomeni i stagflacionit nuk është i panjohur në ekonomi, ka ndodhur gjatë gjithë kohës, këto janë ritme negative të rritjes ekonomike, ulje të papunësisë dhe rritje të inflacionit”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski tha se negociatat me FMN-në janë në përfundim dhe presin përgjigje pozitive. Kovaçevski shtoi se ka rritje të çmimeve të produkteve bazë dhe energjetikës, për këtë arsye Qeveria i ka ngrirë marzhet e tyre.