Misioni i Shën Klimentit të Ohrit është i lidhur drejtpërdrejt me fillimet e shkrim-leximit maqedonas dhe kjo është gdhendur përgjithmonë në identitetin tonë maqedonas, shkroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin me rastin e 8 Dhjetorit – Festës së Shën Klimentit të Ohrit.
“Sot nderojmë dhe festojmë Shën Klimentin e Ohrit, nxënësin e Vëllezërve të shenjtë Kirili e Metodi dhe themeluesin e Shkollës Letrare të Ohrit. Shën Klimenti i Ohrit ka dhënë kontribut të paçmuar në ngritjen e kulturës sonë. Misioni i tij lidhet drejtpërdrejt me fillimet e shkrim-leximit maqedonas dhe është i gdhendur përgjithmonë në identitetin tonë maqedonas. Siguruam njohjen e gjuhës maqedonase dhe të identitetit maqedonas. Gjuha maqedonase sot është e njohur ndërkombëtarisht, përveç se në Kombet t Bashkuara, ajo është e përfaqësuar në mënyrë të barabartë me të gjitha gjuhët e tjera evropiane në Bashkimin Evropian”, potencoi Kovaçevski në urim.
Ai më tej theksoi se “siç ka pasur sukses Shën Klimenti në misionin e tij, të gjithë ne kemi për detyrë dhe obligim të kemi sukses në tejkalimin e çdo sfide, me durim, me vepra të guximshme dhe me shembuj pozitivë, me mirëkuptim dhe ndihmë t’i mbrojmë vlerat të cilat na bashkojnë si qytetarë, si popull dhe si shtet”.