Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Seanca për ndryshime kushtetuese do të vazhdojë kur të krijohen kushtet

Seanca plenare e Kuvendit për miratimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese ka filluar dhe do të vazhdojë kur të krijohen kushtet e duhura sa i përket numrit të deputetëve që do ta përkrahnin një proces të tillë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

I pyetur nëse mund të pritet zgjatja e seancës parlamentare për ndryshime kushtetuese deri në janar, duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në Bashkimin Evropian, Kovaçevski tha se kjo çështje është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme.

“Tani është momenti kur merret një vendim i tillë, duke qenë se vitin e ardhshëm Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkojnë në zgjedhje dhe Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje. Pas kësaj do të krijohet një komision i ri, organe të reja të BE-së, të cilat natyrisht do ta zgjasin atë proces për një kohë të pacaktuar, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së sotme në Qendrën Rajonale për Arsim dhe Aftësim Profesional “Kiro Burnaz” në Kumanovë.

Exit mobile version