Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka takuar sot Martin Schulz, kryetar i Fondacionit “Friedrich Ebert” dhe ish-kryetar i Parlamentit Evropian.
Në takim u diskutua për aktivitetet e përgjithshme të fondacionit në rajon dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimet aktuale në vend.
Bashkë u vlerësua se politikat e kryera nga kjo Qeveri, kanë rezultuar në zhvillimin dhe promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre politikave është përmbushja e objektivit tonë strategjik, anëtarësimi në NATO, si dhe fillimi i negociatave me BE-në.
Në takim, kryeministri Kovaçevski e njoftoi Martin Schulz-in për sfidat me të cilat po përballet Qeveria në pjesën e procesit të integrimeve evropiane dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Bashkimi Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim dhe për përfitimin më të madh që ne luftuam për një gjuhë maqedonase plotësisht të mbrojtur dhe me atë identitet maqedonas.
Në takim u bisedua edhe për krizën aktuale ekonomike dhe energjetike dhe tejkalimin e saj, si dhe për klimën politike në vend para fillimit të procedurës parlamentare për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/