Site icon Telegrafi

Kovaçevski – Rutte: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, duhet të bëjë hapin e fundit në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Granada të Spanjës në kuadër të Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane ka takuar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Në takim, mbështetja e Holandës, e cila është ndër donatorët më të mëdhenj dypalësh të Maqedonisë së Veriut dhe në vazhdimësi ndihmon në reformat e disa sferave në vendin tonë, si respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia, sundimi i ligjit, reformat në gjyqësori, administrata publike, mbrojtja e grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në takim theksoi se Maqedonia e Veriut ka ecur shumë larg në proces dhe duhet të bëjë hapin e fundit, për anëtarësim sa më shpejt në BE.

Ai i shprehu mirënjohje kryeministrit Kovaçevski për mbështetjen dhe përputhshmërinë e Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe mbështetjen për Ukrainën. Rute falënderoi Kovaçevskin se Maqedonia e Veriut është strikte në zbatimin e politikës së vizave.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për Holandën për përpjekjet e saj në ndërtimin e institucioneve të pavarura në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë shtylla kurrizore e çdo demokracie evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version