Detyrë e shtetit dhe e Ministrisë së Financave është që të sigurojë mjete për funksionim pandërprerë të Qendrës Klinike në Shkup, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se Ministria e Shëndetësisë kaloi në një proces të gjatë të luftimit të krizës së koronës dhe atëherë të gjithë qytetarët u kujdesën pa asnjë pengesë në procesin e ofrimit të shërbimeve të tilla. Të gjithë ministrat përkatës thanë se është obligim i shtetit të ofrojë shërbime shëndetësore në këtë krizë aktuale energjetike, si dhe shërbime arsimore, gjë që ne e bëjmë duke ofruar energji elektrike me çmime më të ulëta se çmimet e bursave përmes EMV. Të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe me mjete financiare për kompanitë si EMV, si dhe për funksione të tjera vitale të shtetit”, tha Kovaçevski.