Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Qeveria ka marrë masa për sigurimin e energjisë termike dhe energjisë elektrike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp deklaroi se në Qeveri sapo takimi i komisionit për energjetik me çka janë marrë masa për sigurimin e energjisë termike për qytetin e Shkupit dhe sigurimin e energjisë elektrike në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup me 15 nëntor fillon ngrohja qendrore, me çka qytetarët do të sigurohen me të.

“I bëj ftesë Bashkisë së Shkupit të jep mendim pozitiv për nxemjen e amvisërive. Mbi 60 mijë të shtëpive do subvencionojmë rrymën. Gjithashtu edhe për kompanitë e vogla do të mundësojmë lehtësime në faturat e rrymës. Ftoj qytetarët që të bëjnë kursime që të tejkalojmë krizën energjetike së bashku” ka thënë Kovaçevski.

Kovaçevski tha se kjo është vetëm ndër masat e para të ndërmarra për kalimin e krizës energjetike në vend.

Ai gjithashtu ka thënë se kërkon që nesër deputetët të votojnë ligjet që lidhen me krizën energjetike, pa mos pasur inate politike për politika ditore./Telegrafi/

Exit mobile version