Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Pijet përfshihen në masën “çmim i garantuar”, do të ketë edhe ulje të çmimit të produkteve ushqimore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se Qeveria ka vendosur që të zgjerohet lista e produkteve me “çmim të garantuar”. Kovaçevski tha se edhe te këta produkte pritet që çmimi të ulet për minimum 10 për qind.

“Me vendimin e sotëm të Qeverisë, në listën e çmimit të garantuar hyjnë edhe pijet joalkoolike, pijet e gazuara, të pagazuara dhe birra”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri gjithashtu tha se Qeveria ka vendosur që të ulet marzha te frutat dhe perimet.

“Marzha më e lartë për frutat dhe perimet, për të gjithë shoqatat tregtare dhe tregtarët që bëjnë pjesë në zinxhirin e tregtisë me shumicë, përcaktohet në shumë prej 10 për qind, kurse në tregtinë me pakicë, në 15 për qind. Me këtë presim që çmimi i frutave dhe perimeve të ulet për 30 për qind”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri tha se Qeveria ditëve në vijim do të merr masa shtesë për uljen e çmimeve për produktet ushqimore.

“Para nesh janë edhe vendimet për uljen e taksave për importim të perimeve të freskëta, orizit dhe agrumeve. Portokallit, limonit dhe mandarinës, si dhe uljen e përqindjeve doganore për produktet e qumështit me yndyrë mbi 10 për qind”, shtoi Kovaçevski.

Exit mobile version