Site icon Telegrafi

Kovaçevski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Me nacionalizëm mund të fitosh pikë politike, por nuk mund të ndërtosh marrëdhënie mes dy vendeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në panelin “Viti i mundësive të reja” foli për marrëdhëniet me Sofjen.

Ai tha se duhen dy për të de-përshkallëzuar marrëdhëniet nga të dyja palët. Kovaçevski përmendi se marrëdhëniet ndërmjet individëve nuk pasqyrojnë gjendjen në një vend.

“Për deskalimin e marrëdhënieve në të dyja anët, nevojitet deskalim në të dyja anët. Ne jemi vendi që do të fillojmë bisedimet me BE-në, ky është proces me prioritet dhe me tempo të përshpejtuar po zhvillohen kapitujt bilateral të skriningut.

Provokimet e individëve të cilët kanë emër dhe mbiemër dhe të cilat janë të dënuara në përputhje me ligjet, nuk mund të jenë bazë, dhe nuk mund të përfaqësojnë bazë se e tërë vendi ynë ose të gjitha institucionet tona kanë të njëjtin qëndrim.

Jemi një vend që kemi mundësuar realizimin e të drejtave të kombësive të tjera në nivelin më të lartë. Për këtë ne kemi institucione dhe rregullime kushtetuese dhe kemi ligje si asnjë vend tjetër në Evropë. Por nga ana tjetër, Bullgaria është në kohë zgjedhjesh dhe politikanët që shprehin nacionalizëm dhe sensacionalizëm duan të marrin më shumë vota, por ato nuk mund të jenë bazë për ndërtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Exit mobile version