Site icon Telegrafi

Kovaçevski para Kongresit: Pres debat të hapur

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot e mban Kongresin e 29-të nga ku, udhëheqësia e partisë do të japë llogaridhënie për rezultatin zgjedhor.

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski para kongresit uroi që ky kongres të jetë i suksesshëm dhe partia të del më e fortë, më e unifikuar dhe të hyjnë procesin e zgjedhjeve ku do të zgjidhet kryetari i LSDM-së.

“Ajo që kisha ta them e thash më 8 maj në ditën kur zyrtarisht dhash dorëheqje nga kryetari i LSDM-së më 22 maj. Pres debat të hapur ku do të diskutohet në mënyrë të hapur për të gjitha çështjet që ndikuan në rezultatin zgjedhor, por edhe për rezultatin e vitit 2021 për shkak se që atëherë nuk është mbajtur Kongres”, tha ai.

Në ndërkohë më 6 qershor përfundoi afati për kandidat për kryetar të LSDM-së dhe u paraqitën Sllavjanka Petrovska, Venko Filipçe, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski. Zgjedhjet e brendshme do të mbahen më 30 qershor, ndërsa të drejtë vote kanë të anëtarët e LSDM-së./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version