Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sonte ka organizuar pritje me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores amerikane, Kate Marie Byrnes.
Kryeministri theksoi se ambasadorja Byrnes ishte e pranishme në një periudhë vendimtare për vendin dhe se ajo do të mbetet gjithmonë mike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Bashkëpunimi ynë në vitet e kaluara ka qenë i partneritetit dhe i ngushtë, siç i ka hije bashkëpunimit të dy vendeve, marrëdhëniet e të cilave kanë qenë të forta që nga dita e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por edhe më parë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Në pritje morën pjesë ministra, ekspertë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe nga komuniteti i biznesit./Telegrafi/