Site icon Telegrafi

Kovaçevski nuk përjashton që ndonjëri nga funksionarët të përfshihet në listen e zezë të SHBA-së

Nuk përjashtohet, kështu është përgjigjur kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve nëse ka mundësi që funksionarët aktualë të futen në listën e zezë në SHBA.

Kovaçevski ritheksoi se deri më tani nuk ka pasur takim me ekipin e sanksioneve nga Uashingtoni që më parë ka qenë prezent në vend.

“Grkovska nuk ka thënë se ka bërë kallëzim penal, por se ndaj saj ka padi të cilat më pas ua ka përcjellë institucioneve kompetente”, shtoi kryeministri në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Presidenti Stevo Pendarovski dje në emisionin “Samo Vistina” tha se nuk përjashtohet që emrat e funksionarëve aktualë të gjenden në listën e zezë të SHBA-ve dhe tha se vizita e fundit e ekipit tre anëtarësh amerikan në vendi ishte pikërisht për qëllimin e mbledhjes së informacionit për përditësimin e “listës”, të cilën ai pret të publikohet në kohën e duhur./Telegrafi/

Exit mobile version