Kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski sot mbajti konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e BE-së për Punë të Jashtme dhe nënkryetar i KE-së, Joseph Borell.
“Me përgjegjësi mund të them se kemi mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian. Kemi besim se BE-ja do ta rrisë angazhimin e saj në të gjitha nivelet për mbështetje të transformimit politik, ekonomik dhe social në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Kovaçevski.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut praktikon vlera evropiane dhe se nuk ka dyshime se jemi në rrugën e duhur, në rrugën evropiane.
“E gjithë puna e qeverisë është e përkushtuar në linjën e agjendës evropiane dhe ne të gjithë në Qeveri besojmë se vendi për momentin ka kapacitete politike që mund të kontribuojnë pas skriningut të suksesshëm të përfunduar në nëntor dhe të jemi pjesë e procesit negociues, ndërsa në vitin 2030 të jemi pjesë e BE-së’, u shpreh Kovaçevski./Telegrafi/