Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në intervistë për TV21 potencoi se nuk është e saktë që Qeveria fton diplomatë të jashtëm për të kryer presion, me qëllim të votimit të ndryshimeve kushtetuese.
“Ajo çfarë është folur nga opozita, para se gjithash nga OBRM-PDUKM dhe kryetari i tyre, se Qeveria fton diplomatë të jashtëm për të kryer presion, ajo aspak nuk është e saktë, kjo është pjesë e vizitës së tij në rajon”, tha Kovaçevski.
Deklarata e Kovaçevskit vjen pasi lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria i fton diplomatët e huaj që të vijnë në Maqedoni për të kryer presion ndaj deputetëve të opozitës maqedonase për të votuar ndryshimet kushtetuese.