Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk ndërhyn në punën e Komisionit Rregullator për Energjetik, i cili në kushtet e rritjes së madhe të çmimit të naftës në tregjet botërore sot duhet të shpallë se sa do të kushtojnë derivatet e anftës. KRRE çdo të hënë pasdite ka publikuar çmimet e derivateve të naftës, ndërsa sot deri në këto momente nuk ka bërë një gjë të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot kemi një nivel rekord më të lartë të energjisë elektrike dhe naftës, ndërsa sa i përket vendimeve të KRRE-së nuk e di dhe nuk ndërhyj. Duhet të marrë vendime në përputhje me metodologjinë”, tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve.
I pyetur se pse nuk ka karburant të mjaftueshëm në pika të caktuara të popmapeve të benzinës, Kovaçevski shtoi se bëhet fjalë për “përfitim ushtarak”.
“Para dy ditësh thashë se ka një disbalancë të madhe të çmimeve, në Maqedoni ka furnizim të pandërprerë dhe nuk ka ndërprerje në zinxhirin e furnizimit, gjegjësisht në pompat e benzinës, ndërsa në rezervat shtetërore ka sasi të mjaftueshme. Kjo po ndodh për arsye spekulative dhe ata ndoshta duan të bëjnë një fitim ushtarak në drejtim të bartjes së çmimit nga KRRE. Unë nuk e justifikoj këtë ligjërisht apo në mënyrë etike”, tha Kryeministri.
Kryeministri tha se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët të energjisë në rajon./Telegrafi/