Në vitin e kaluar 2021 ka kthim rekord të TVSH-së në ekonomi prej 488 milionë eurove dhe rritje prej 22.8 përqindë në krahasim me vitin e kaluar, ka shkruar në profilin e tij në Facebook lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
“Krahasuar me vitin 2016, kthimi i TVSH-së pothuajse është dyfishuar kur ka qenë 280 milionë euro”, shkruan Kovaçevski.
Lideri i LSDM-së dje tha se kemi tregues të mirë ekonomik dhe realizime të arritura në vitin e kaluar 2021.
“Janë rritur të hyrat, kanë rritje në nivelin e realizimit 15.3 për qind, që do të thotë më shumë para për qytetarët. Rritja e ekonomisë në vitin 2021 është mbi 4 për qind, që do të thotë se masat ekonomike që kemi zbatuar si “everi kanë dhënë rezultat. Kemi nivelin më të lartë të realizimit të shpenzimeve kapitale deri më tani, realizim më të lartë për 45 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, shton Kovaçevski.
Deficiti, siç theksoi, është më i ulët se sa ishte planifikuar, duke arritur në 5.4 për qind të BPV-së, që sipas tij do të thotë se borxhi i ekonomisë ka qenë më i ulët.
“Kjo është një tjetër konfirmim se ekonomia është e stabilizuar dhe pres që në vitin 2022 të realizohen projeksionet, për të përshpejtuar rritjen e ekonomisë, në interes të qytetarëve dhe ekonomisë. Në vitin në të cilin vijnë sfida të reja me krizën energjetike, ekonomia dhe shteti janë të gatshëm të ndihmojnë qytetarët dhe kompanitë”, shton ai.