Site icon Telegrafi

Kovaçevski në takim me Aksinte: Pozitat e linjës së BE-së dhe NATO-s edhe një konfirmim se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me Adela Monika Aksinte, ambasadore e Rumanisë në RMV.

Në takim, siç njoftuan nga Qeveria, janë shprehur urime për mandatin e kryeministrit Kovaçevski dhe së bashku është shprehur pritshmëri për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve.

Është potencuar edhe vazhdimësia e mbështetjes nga Rumania për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si diçka që e meriton vendi ynë, me realizimin e reformave dhe politikave të fqinjësisë së mirë. Fillimi i negociatave, nënvizohet, vlerësohet si i rëndësishëm dhe në drejtim të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe vetë Bashkimit Evropian.

“Gjithashtu, janë përshëndetur reagimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me situatën në Ukrainë dhe qëndrimet e qarta të vendit tonë, të cilat janë në përputhje me politikat e NATO-s dhe BE-së. Kjo, siç u konstatua, është edhe një konfirmim se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, theksohet në kumtesë.

Kryeministri Kovaçevski konfirmoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur njëqind për qind në linjën e politikave të BE-së dhe të NATO-s në dënimin e pushtimit rus të Ukrainës, se vendi ka vendosur t’i ofrojë ndihmën e nevojshme popullit ukrainas dhe se vendi ynë është i gatshëm të pranimi i refugjatëve nga Ukraina, nëse është e nevojshme.

Në takim, bashkërisht u theksua rëndësia e anëtarësimit të dy vendeve në NATO, nevoja për unitet dhe solidaritet dhe qëndrimi se çështjet e hapura zgjidhen me dialog, për të ruajtur paqen dhe sigurinë.

Lidhur me aspiratat evropiane të vendit tonë, kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e sinqertë dhe miqësore nga Rumania.

Ai kumtoi se marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë janë vendosur në nivel parimor të respektit të ndërsjellë, ndërsa për gjendjen në vend, tha se sistemi monetar dhe fiskal janë stabil, gjë që tregon stabilitetin e ekonomisë dhe se vendi është përballë sfidave ekonomike nga kriza botërore.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë për avancimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në shumë fusha, siç janë ekonomia dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe mundësitë për ndarjen e përvojave të dobishme nga Rumania në procesin e aderimit drejt BE-së.

Exit mobile version