Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi e të gjitha partive politike

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një individi, një qeverie apo një partie politike, por janë përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike. Sepse sipas Kovaçevskit kjo do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.

“Ne jemi koalicion që ka për qëllim anëtarësimin në BE, një nga vendimet që na pret në atë rrugën janë dhe ndryshimet kushtetuese, me qëllim përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga konkluzionet të cilat Kuvendi i miratoi me shumicë votash gjatë muajit korrik të viti të kaluar dhe të cilat janë pjesë e kornizës negociuese me 27 vendet anëtare të BE-së”.

“Ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një personi, as i një partie politike, e as një qeverie por janë proces për gjithë shoqërinë që do të mundësojnë integrimin e vendit tonë në BE”, deklaroi Kovaçevski.

Ai shtoi se procedura për ndryshimet kushtetuese po udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, me grupin e ekspertëve ku do të marrin pjesë shumë ekspert.

“Më pas procesi duhet të vazhdoj në Kuvend në Komisionin për Ndryshime Kushtetuese të cilin e udhëheq kryetari i Kuvendit”, tha Kovaçevski.

Exit mobile version