“Mirë që u hoq Balancuesi”, tha ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM dhe deputeti aktual Dimitar Kovaçevski, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mjetit për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo pakicë në administratën publike.
“Balancuesi është një zgjidhje e dalë nga Marrëveshja e Paqes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese. Por më pas, ai u keqpërdor. Maqedonasit janë deklaruar si shqiptarë, romët si turq, shqiptarët si turq, vllehë… për punësim dhe nuk ka dhënë rezultate”, tha Kovaçevski.
Ai konkretisht nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjyqtarëve kushtetues.
“Ky është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk komentohet. Zgjidhja ka marrë fund. Është mirë që u hoq Balancuesi sepse do të duhet një zgjidhje e re”, tha Kovaçevski.