Telegrafi

Kovaçevski: Ministrat që po shkarkohen kanë pasur suksese, por edhe gabime

“Ministrat Alternativës kanë pasur suksese, por edhe gabime”. Kështu e ka cilësuar kryeministri Dimitar Kovaçevski punën e zyrtarëve të cilët sot po shkarkohen. Kovaçevski pati kritika të ashpra edhe për opozitën OBRM-PDUKM, të cilën ai përsëri e cilësoi si pengesë për ligje të rëndësishme.

Megjithatë, ai u bëri thirrje atyre që të mbeten mbështetës të Qeverisë.

“Aleanca për Shqiptarët pranoi përgjegjësinë për frontin europian. Ka edhe një vend për Alternativën siç e dinë ata vetë. Ka vend për të gjithë mbështetësit me qëllime të mira. Numri dhe lloji i pozicioneve janë dytësore. Gjëja e parë për të cilën duhet të jemi bashkë janë interesat shtetërore. Më vjen keq që Alternativa ka vendosur të largohet nga Qeveria. Dua të theksoj se dua bashkëpunim për rrugën evropiane. Unë kam një mendim për ministrat – ka përparim dhe sukses, por ka vend edhe për shumë më tepër. Ka rezultate dhe ka vend për korrigjime. Suksesi dhe gabimet kanë emër dhe mbiemër”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, shumica e re do të sigurojë stabilitet.

“Mendoj se rindërtimi do të sjellë energji të reja. Me këtë shumicë parlamentare i japim fund të gjitha gënjeshtrave dhe manipulimeve për zgjedhje të mundshme të parakohshme. Le të flasim për gjëra më të rëndësishme. Nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimi. Na duhet një shumicë për të ardhmen e qytetarëve”, deklaroi Kovaçevski.