Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se liderët janë njerëz që marrin vendime dhe zgjidhin çështje që prekin gjeneratat e ardhshme, mirëqenien e qytetarëve dhe ballafaqimin me problemet më të mëdha.
“Nuk është një lider ai që mendon për vlerësimin e tij personal dhe se kur do të jenë zgjedhjet e ardhshme. Ajo që Mickoski po bën në kushtet e krizës më të madhe botërore pas Luftës së Dytë Botërore është gjëja më e papërgjegjshme, në kushtet e rritjes së çmimeve të produkteve, në kushtet kur në Evropë shohim se të gjithë po bashkohen për mënyra për të ndihmuar”, thotë Kovaçevski në “ClickPlus”.
Sipas tij, vendimi për bllokimin e Kuvendit nga OBRM-PDUKM është “i tmerrshëm”./Telegrafi/