Site icon Telegrafi

Kovaçevski, Merkos: Po ta gjeja veten në listën e zezë të SHBA-ve, do ta shihja si një humbje të madhe në karrierë

Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski vlerëson se nëse ai do të vendosej në listën e zezë të SHBA-ve, jo vetëm që do të ishte dorëhequr, por do ta vlerësonte si humbje më të madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a duhet të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko.

“Nëse e gjej veten në listën e SHBA-ve, jo vetëm që do të jap dorëheqje, por do ta konsideroj humbjen më të madhe në karrierën time personale dhe profesionale”, tha Kovaçevski.

Ai i bëri thirrje Komunës së Strugës që të bashkëpunojë me autoritetet që hetojnë punën e Merkos.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko që para tre ditës gjendet në listën e zezë të SHBA-ve, për shkak se dyshohet se është i përfshirë në korrupsion, ka ndikuar në proceset gjyqësore dhe ka përfituar fonde./Telegrafi/

 

Exit mobile version