Site icon Telegrafi

Kovaçevski mbështet Kosovën dhe KFOR mbi strukturën e sigurimit: Kemi fat që kemi politikan që duan të shohin rajonin në BE

Pas asaj që ndodhi në Kosovë, ekziston një lloj agjende, kush dëshiron të shoh regjionin të trazuar, grindje mes fqinjëve, por për fat të mirë ka politikan siç janë ato te ne dhe ato në Shqipëri, dhe besoj që ka dhe në të gjithë regjionin të cilët duan ta shohin rajonin në BE, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke ju përgjigjur, pyetjeve të gazetarëve.

Kryeministri dënoi edhe një herë të shtënat në Kosovë, por i dha mbështetje edhe strukturave të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it.

“Kemi ushtarët tanë të cilët janë pjes e misonit të KFOR në Kosovë dhe dje kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta. Duhet hetim i menjëhershëm për të parë autorët, motivet dhe urdhëruesit e këtij akti negativ në fshatin Banjskë”, shtoi Kovaçevski.

Në lidhje me sigurinë në vend, Kovaçevski siguroi se qytetarët mund të jenë të qet, gjendja në shtetin tonë është stabile – pa shenja të çrregullimeve të mundshme.

Exit mobile version