Kryeministri Dimitar Kovaçevski apelon deputetët e Lëvizjes Besa që të veprojnë si opozitë në Kuvend dhe të zhbllokojnë punën e komisioneve parlamentare duke pranuar ndarjen e vendeve në komisione në përputhje me shumicën qeveritare.
Ai sot i ka bërë thirrje Kuvendit dhe partive politike që të sillen në përputhje me shpërndarjen e vendeve në komisione dhe në përputhje me shumicën e re qeveritare e cila është rritur në kuadër të Qeverisë e cila mbështetet nga 64 deputetë, duke qenë se Besa e cila ishte pjesë e Qeveria vendosi të shkojë në opozitë.
Kryeministri kërkoi që partitë të veprojnë ashtu siç janë pozitë opozitë dhe se ky është një mesazh për ata që veprojnë në përputhje me demokracinë
“Ky është një mesazh për ta që të veprojnë në përputhje me standardet e demokracisë parlamentare dhe të organizojnë punën e Kuvendit në përputhje me procedurat dhe në përputhje me shpërndarjen e vendeve jo vetëm në atë komision, por në të gjitha komisionet”, tha Kryeministri Kovaçevski lidhur me zhbllokimin e punës së Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime./Telegrafi/