Telegrafi

Kovaçevski: Kompani e afërt me Mijallkovin do të nxjerrë qymyr për pesë milionë euro

Përderisa Gruevski është duke menduar për skenare dhe për ndarjen e qytetarëve, është lidhur një marrëveshje e re për nxjerrjen e qymyrit dhe baltës së xeherores me ‘REK Manastir’ në vlerë prej 5 milionë euro me kompaninë e Manastirit ‘Markovski’ në procedurë të koordinuar pa u publikuar shpallja publike, tha deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski në konferencën e sotme për media e cila u mbajt sot në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompania, tha ai, është e Borçe Markovski e cila është konzull në Bjellorusi dhe është mik i afërt me Sasho Mijallkovin.

Kovaçevski në konferencën për shtyp ka prezantuar fakturat e lëshuara nga kompanua ‘Markovski’ me të cilat ka paguar mbi 60 milionë euro nga ‘REK Manastir’ për minierat e qymyrit dhe baltës së xeherores.

‘Për shkak të tenderëve të këtillë, çmimi i rrymës vazhdimisht është rritur’, tha Kovaçevski.

Ai ka potencuar se bllokimi i Kuvendit dhe absurdi i replikave ndërmjet tyre nuk janë në interes të qytetarëve. /Telegrafi/