Telegrafi

Kovaçevski: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Kryeministri Dimitar Kovaçevski derisa komentoi alarmet e rrejshme për bomba që po ndodhin kohëve të fundit në Shkup, tha se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se bëhet fjalë për sulme hibride.

Sipas tij MPB-ja po vepron me intensitet të plotë.

“Gjendja e sigurisë në shtet është stabile, MPB-ja me sukses e kryen punën e saj që të siguroj sigurinë për çdo qytetarë të vendit.

Sa u përket alarmeve për bomba që filluan me autobusët e NQP, për të vazhduar me shkolla, Qendrat Tregtare dhe Institucionet.

Sipas ekspertëve, kjo dukuri është rritur pas luftës në Ukrainë. MPB-ja lidhur me këtë dukuri po vepron me kapacitet të plotë”, tha Kovaçevski.