Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh se FRONTEX do të thotë mbrojtje e kufijve dhe integritetit territorial të Maqedonisë së Veriut.
“Për ne, Frontex do të thotë mbrojtje e kufijve tanë, do të thotë mbrojtje e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë, do të thotë përgjigje në kohë ndaj të gjitha rreziqeve të sigurisë në vendin tonë, do të thotë siguri dhe gjumë të qetë për fëmijët tanë do të thotë kontrolli i lëvizjeve migratore, do të thotë ballafaqim me krimin ndërkombëtar, do të thotë njohje e përkushtimeve tona të forta për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës maqedonase në rrugën tonë integruese evropiane, do të thotë mundësi për zbatimin e standardeve profesionale evropiane dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, u shpreh Kovaçevski.
Ai shtoi se Maqedonia është e njohur nga bashkësia ndërkombëtare si faktor i stabilitetit në rajon dhe partner kredibil në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Kemi arritje të jashtëzakonshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe Maqedonia po tregon sukses me hapa konkretë kundër të gjitha tendencave destruktive”, deklaroi Kovaçevski./Telegrafi/