Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Ende nuk është gati kabineti qeveritar, jam njeri me integritet

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevskitnë TV Sitel theksoi se me ish-kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski nuk ka biseduar në periudhën e fundit.

Ai shton se të gjitha bisedimet me udhëheqësinë e re i ka kryer vet dhe se në parti ndodhet 30 ditë duke pasur bashkëpunim dhe përvojë të shkëlqyer.

Kovaçevski po ashtu tha se ka pasur akuza nga opozita për shkak se është quajtuar “ushtar i Zaevit”.

“Isha cak i sulmeve që nga dita e parë. Dua të theksoj se ekipin që e zgjodhëm dje është krijuar nga unë. Unë jam njeri me integritet dhe vizion. Sa i përket kabinetit qeveritar, ende nuk e kam kryer. Nga nesër do të kem bisedime dhe më pas do ta bëj përzgjedhjen”, u shpreh Kovaçevski./Telegrafi/

Exit mobile version