Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se duhet të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit, racizmit, ksenofobisë dhe formave të tjera të intolerancës
“Sot, ndërsa shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, marrim mesazhe nga të gjitha viktimat e Holokaustit në kampet naziste të vdekjes. Secila prej tyre ka mesazhin e vet për të gjithë ne të gjallët që synojmë të mos harrojmë kurrë.
Është detyrë e jona t’i ruajmë historitë e tyre – duke ruajtur kujtimin e tyre dhe vuajtjet e tyre, në tekstet e historisë, përmes edukimit.Ky është detyrimi ynë qytetërues. Të luftojmë vazhdimisht dhe pa kompromis, duke e kthyer kujtesën në veprim dhe të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit, racizmit, ksenofobisë dhe formave të tjera të intolerancës.
Në këtë ditë kujtojmë dhe shprehim nderim dhe respekt të përjetshëm për hebrenjtë e Maqedonisë që humbën jetën në kampin e përqendrimit Treblinka në Poloni, së bashku me 6 milionë hebrenjtë që u ekzekutuan në këtë në Aushvic-Birkenau dhe në kampet e tjera të vdekjes”, shkruan Kovaçevski.
Kryeministri shton se Holokausti nuk duhet të harrohet, që mos përsëritet asnjëherë./Telegrafi/