Zv.Ministri i finance në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha mes tjerash tha se kandidaturën e ka dorëzuar së bashku me platformën dhe programin “Të bashkuar me përgjegjësi dhe zhvillim”.
Ai ka thënë se me kandidaturën e tij do të kërkojë besimin e delegatëve të LSDM-së për të kryetar partie.
Sipas tij, nën udhëheqjen e tij, anëtarët do të jenë të barabartë para njëri tjetrit për të zhvilluar vendin.
Qëllimi i tij është të fitohen zgjedhje lokale dhe kuvendare.
Më herët për kryetar të LSDM-së ka kandiduar edhe ish-zyrtarja e kësaj partie, Frosina Remenski. /Telegrafi/