Ligji për amnesti është dërguar në Qeveri me procedurë të shpejt pa flamurin e Evropës, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai theksoi se është përgatitur nga Ministria e Drejtësi para disa muajsh edhe pse tani ju është dërguar të gjithë grupeve parlamentare duke përfshirë këtu edhe grupin e parlamentar të OBRM-PDUKM.
“Unë kam pasur qëndrimin tim për ligjet dhe grupet parlamentare të LSDM, menjëherë do të dërgoj amendament kur do të hyj në procedurë ligji, që të mos ekzistoj mundësi për të qenë të përfshirë persona tjerë në pjesën e kësaj amnistie. Ekzistojnë edhe mendime të tjera nga partitë e tjera politike. Kam bisedar me Ministrin e Punëve të Brendshme,se ka pjes që ka ofruar edhe OBRM-PDUKM sjelljen e të njëjtit ligj në vitin 2018, kur të gjithë e miratuan. Edhe ky ligj është më i kufizuar nga ligji i vitit 2018. Në varësi të punës që kryejnë, disa prej tyre kanë të dhëna empirike se çfarë efektesh ka. Ministri Lloga ka qëndrim lidhur me objektet akomoduese. Numri i vendeve në burg është 2113 ndërsa numri i personave që ndodhen në burg është 2113. Në pritje për vuajtjes e dënimit janë edhe 2200 të tjerë, për momentin nevojiten 4000 vende për të gjithë”, tha kryeministri Kovaçevski.
Ministria e drejtësi, siç tha kryeministri Kovaçevski, e ka përgatitur propozimin e ligjit me qëllim e lehtësimit të objekteve të mbipopulluara kryesisht në burgun e Idrizovës.